ZVICRA
Tarashaj i bashkohet shqiptarëve të Zvicrës
18 March, 2016 @17:25
Shani Tarashaj, është emri më i ri shqiptar në përfaqësuesen A të Zvicrës.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic, krahas Behramit, Xhakës, Shaqirit, Kasamit, Mehmedit dhe Xhemailit, e ka ftuar edhe 21 vjeçarin Tarashaj, duke e rritur kështu në shtatë numrin e futbollistëve shqiptarë tek helvetikët.
Tarashaj deri më tani ka qenë pjesë në të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës dhe këtë muaj pret të debutojë me përfaqësuesen A, duke i dhënë përfundimisht fund mundësisë që t’i bashkohet kombëtares shqiptare, pasi që edhe Gianni De Biasi kishte shprehur më parë interesim për të.
Zvicra këtë muaj do t’i zhvillojë dy miqësore, ku do të përballet me Republikën e Irlandës dhe Bosnja e Hercegovinën.