PREJ EVERTONIT
Tarashaj në Bundesligë
31 August, 2016 @10:17
Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Shani Tarashaj, pa debutuar në Premier Ligë me Evertonin, është huazuar në Bundesligë te Eintracht Frankfurt.
Vetë ekipi i Shaniut, Everton ka bërë të ditur njoftimin sot, duke i dëshiruar fat lojtarit me origjinë nga Prizreni.
Tarashajt nuk i është lejuar që të kalojë në përfaqësuesen e Kosovës nga FIFA. Ai do t’i kthehet Evertonit në stinorin e ardhshëm, kur i përfundon huazimi.