EUROPA LEAGUE
Të fortit në rrezik!
20 February, 2013 @23:44
Napoli në ndeshjen e parë të 32-shes së fundit në Europa League kundër Viktoria Plzen, pësoi një humbje të thellë me rezultat 3-0. Me të njejtën disfatë, skuadra Olympiacos u rikthye në Greqi, nga përballja me Levanten.
Deri më tani, asnjë skuadër nuk ka arritur të kualifikohej prej epërsisë tre golëshe. Napoli dhe Olympiacosi do të mundohen t’i eliminojnë skuadrat Plzen dhe Levanten për t’u kualifikuar në 16-shen më të mirë të Europa League-së.
CRF Cluj një tjetër skuadër e cila erdhi nga Liga e Kampionëve, sikurse Olympiacosi, do të lufton me gjigandin italian, Inter. Rezultati i ndeshjes së parë ishte 2-0 në favor të nerazzurrëve.
Një skuadër tjetër rumune Steaua Bukureshti, edhe ata do të mundohen ta ndalin Ajaxin, të cilët u mposhtën në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.
Skuadrat ruse Anzhi Makhachkala dhe Zeniti, krijuan avantazh për udhëtim. Anzhi në ndeshjen e parë triumfoi 3-1 kundër Hannoverit, ndërsa Zeniti e mposhti 2-0 gjigandin e fjetur Liverpool.
Bayer Leverkursen kërkon një rrugëdalje kundër Benficës në Portugali pasi u mposhtën me rezultat 1-0 në Gjermani. Ndërsa fituesi i dy prej tre titujve të fundit të Europa League-së Atletico Madrid, duhet të shënon tre gola në Rusi për ta eliminuar Rubin Kazanin.
Ndërkohë skuadra e Lorik Canës, Lazio dhe skuadra e Granit Xhakës, Borussia Moenchengladbach, në ndeshjen e parë kanë mbetur baraz 3-3. Skuadra e Granit Xhakës në Itali duhet të shënojë gol patjetër për të menduar kualifikimin.
Tottenham Hotspur, do të udhëtojë në Francë për tu përballur me Lyonin, ndërsa skuadra angleze shpreson tek Gareth Bale përsëri, i cili pothuajse vetë e kishte mposhtur Lyonin në ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 2-1.
Metalist Kharkiv dhe Newcastle United ende nuk arritën ta tundin rrjetën, ndërsa Dinamo Kiev dhe Bordeaux do të luftojnë në Francë, pas ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Gjithashtu edhe Stuttgarti me Genkun barazuan 1-1, ndërsa kampioni i Europës, Chelsea, i cili e mposhti kundërshtarin çek 1-0 në Pragë, tash do ta pret në Londër. Baseli do të udhëtojë në Ukrainë me avatnazh, pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0, kurse ndeshja Fenerbahçe - Bate Borisov do të luhet pa shikues, për shkak të denimit të skuadrës turke. E rezultati nga ndeshja e parë është 0-0.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
1 | 18:00 Rubin Kazan - Atletico Madrid | 2-0 | ||
2 | 19:00 Cluj - Inter | 0-2 | ||
3 | 19:00 Metalist Kharkiv - Newcastle United | 0-0 | ||
4 | 19:00 Genk - Stuttgart | 1-1 | ||
5 | 19:00 Dnipro - Basel | 0-2 | ||
6 | 19:00 Lazio - Borussia Mönchengladbach | 3-3 | ||
7 | 19:00 Olympique Lyonnaise - Tottenham Hotspurs | 1-2 | ||
8 | 21:05 Fenerbahçe - Bate Borisov | 0-0 | ||
9 | 21:05 Olympiacos - Levante | 0-3 | ||
10 | 21:05 Liverpool - Zenit St Petersburg | 0-2 | ||
11 | 21:05 Bordeaux - Dynamo Kiev | 1-1 | ||
12 | 21:05 Benfica - Bayer Leverkusen | 1-0 | ||
13 | 21:05 Steaua - Ajax | 0-2 | ||
14 | 21:05 Hannover - Anzhi | 1-3 | ||
15 | 21:05 Chelsea - Sparta | 1-0 | ||
16 | 21:05 Victoria Plzen - Napoli | 3-0 | ||
17 | *Ora e fillimit të ndeshjes | *Rezultatet janë të ndeshjeve të para. |