MALLORCA - BARCELONA

Ter Stegen shpëton portën në minutat e fundit, fillohet viti me fitore
2 January, 2022 @23:14
Barcelona me golin e Luuk de Jongut, e mposhti Mallorcan me rezultat 0-1.
Sulmuesi holandez ka shënuar në minutën e 44’, por vlen të përmendet pritja fenomenale e portierit Marc-Andre Ter Stegen, që ia mohoi pikën Mallorcas në minuta e fundit shtesë të ndeshjes.
Barcelona me këtë fitore me një ndeshje më pak e me 31 pikë gjendet në pozitën e pestë në La Liga.