PRISHTINA
Trajneri i parë me titull, që nuk vjen nga bërthama e klubit
17 May, 2021 @15:01
Trajneri Zekirija Ramadani, hyri në histori të Prishtinës.
Ramadani u bë trajneri i parë me titull, që nuk vjen nga bërthama e klubit.
Pas ndeshjes me Drenicën më 1 nëntor kishe radhitur tre humbje rresht, ishte gati të futej në histori me plasmanin më të dobët të klubit ndonjëherë dhe ndodhej -14 pikë larg vendit të parë (Ballkanit).
Pas ndeshjes ofron dorëheqje, derisa nuk pranohet dorëheqja e tij.
Ka fituar 10 ndeshjet e fundit radhazi.
Me asnjë kundërshtar nuk ka lënë më shumë se 4 pikë. Ka mposhtur 4 herë, deri dje, kampionët e Dritës. Ka mposhtur dy herë Ballkanin duke e mposhtur edhe në shtëpi.
Është shpall kampion me 3 skuadra të ndryshme, me Trepçën ‘89 (2016/17), Feronikelin (2018/19) dhe Prishtinën (2020/21).