BARAZHI
FFK ndërron datën e barazhit të Ligës së Parë
17 May, 2021 @12:11
FFK-ja ndërron datën e barazhit në Ligën e Parë, që ishte caktuar të luhet më 22 maj.
Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet të premten më 21 maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00. Fituesi i kësaj përballje më pas do të luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligë, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e 8.
Dukagjini përfundoi i dyti në Ligën e Parë A të Kosovës, ndërsa Flamurtari i dyti në Ligën e Parë B të Kosovës.
Fituesi i kësaj përballjeje do të takohet më 29 maj në “Fadil Vokrri” me pozitën e tetë të Superligës.