KAMPIONJA ME RENOVIME
Dy, veçse kanë vazhduar kontratën - dy të tjerë në bisedime
16 May, 2021 @22:42
Kampionja e re e Superligës, Prishtina, derisa ende është në emocione të triumfit të shumëpritur që erdhi pas 8 viteve, në anën tjetër është duke punuar me futbollistët që ka.
Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër ka bërë të ditur në emisionin sportiv të ATV-së se ekipi ka renovuar kontratën me qendërmbrojtësin Leotrim Bekteshi për 3 vite tjera, si dhe me Gledi Micin, gjithashtu për 3 vite tjera.
Në ndërkohë, ai ka shtuar se bisedimet kanë nisur me ekipin e Lausanne dhe të Hajdukut për t’ia vazhduar huazimet edhe për një stinor sulmuesit Leotrim Kryeziu, përkatësisht mbrojtësit Lumbardh Dellova.
Përndryshe, me titullin kampion të fituar Prishtina ka siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në kualifikime të Ligës së Kampionëve.