MEDIA TALK
Ramadani: Titulli iu dedikohet posaçërisht Plisave
16 May, 2021 @23:37
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, i cili është në këto momente direkt në RTV 21, ka bërë të ditur ndër të tjera se ky titull i dedikohet veçanërisht Plisave.
Duke biseduar në emision për ecurinë e drejt titullit Ramadani ka vlerësuar kampionatin që tashmë ka të zgjidhur çështjen e kampionit dhe ka theksuar dedikimin.
“Ky titull i dedikohet posaçërisht Plisave, pasi që kanë pritur shumë dhe u ka munguar shumë,” ka thënë Ramadani përgjatë emisionit.
Prishtina, që është rekord-kampione e Kosovës në futboll, qe 8 vjet ka pritur për titull kampioni.
Ekipi gjithashtu, për herë të parë do të ketë mundësi që të luajë në kualifikime për Ligë të Kampionëve.