PAMPURËT

Fotot: KFFusheKosova/fb
Trajneri i ri i Fushë Kosovës, debuton nesër
23 October, 2021 @9:14
Vetëm një ditë pas dorëheqjes së Zylkifli Obërtincës si kryetrajner i Fushë Kosovës, klubi ka bërë të ditur se ka emëruar trajner të ri të skuadrës Burim Shalën.
E Shala, pritet që të debutojë si kryetrajner i ekipit të pampurëve të dielën, kur Fushë Kosova është mysafire e Kikës në stadiumin e qytetit të Kamenicës.
“Unanimisht ia besuam detyrën Burim Shalës. Si lojtar shumëvjeçar i klubit dhe karrierës së tij, të qenurit kapiten për disa vite, ia besuam Burimit drejtimin e ekipit, pas prezantimit të vizionit të tij,” ka shkruar njoftimi i KF Fushë Kosova dje.
Përndryshe, Fushë Kosova këtë stinor iu kthye Ligës së Parë, pasi që në stinorin e kaluar u bë kampione e Ligës së Dytë të Kosovës. E si pjesëmarrëse në Ligën e Parë Grupi B, Fushë Kosova në pjesën e parë të stinorit e ka përfunduar në pozitë të tetë të renditjes.
Pampurët nga nëntë xhirot e gjysmës së stinorit të Ligës së Parë Grupi B kanë marrë dy fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke tubuar tetë pikë në total, dy më shumë sesa Kika, që është e fundit në renditje dhe kundërshtar i radhës!