VËLLAZNIMI

Trajneri prizrenas në krye të Vëllaznimit
15 January, 2022 @21:39
Skuadra e Vëllaznimit sot ka emëruar trajnerin e ri.
Trajneri prizrenas, Genc Tamniku, do të jetë në krye të Vëllaznimit deri në fund të stinorit.
Tamniku së fundi ishte trajner te skuadra e A&N, derisa gjatë karrierës së tij ishte edhe në krye të Lirisë.
Vëllaznimi po kalon një krizë financiare, kurse gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë, 6 më pak se lideri Trepça’89.