E FUNDIT

Foto: uefa.com
UEFA aprovon formatin e ri të garave evropiane
19 April, 2021 @16:07
Pa prekur kualifikimet aktuale për vendet dhe bazat e përparimit të skuadrave siç ka qenë deri tash, UEFA në mbledhjen e sotme ka vendosur për formatin e ri të garave të saja në Evropë.
“Formati i ri i garave përkrah garat vendore dhe evropiane. Kjo edhe njëherë tregon se garat vendore janë çelës për pjesëmrrëje në garat e UEFA-së, duke vazhduar me procesin e solidaritetit në garë të hapur dhe të njëjtë për të gjithë,” ka thënë Alexander Ceferin, komunikon faqja zyrtare e UEFA-së.
“Ky format i evolvuar mban të gjallë ëndrrën e secilit ekip në Evropë për të qenë pjesë e UEFA Champions League me rezultatet e arritura në fushë, vizion, prosperitet dhe jo për një grup, kartel dhe persona të vetëkëanqur,” ka shtuar ai.
Vendimet tjera do të diskutohen më tutje, ndërsa plani i përgjithshëm është si mëposhtë.
DETAJET:
Numri total i ekipeve pjesëmarrëse në UEFA Champions League do të bëhet 36 nga 32 sa ka qenë deri sot.
Transformimi më i madh do të jetë nga grupet siç është tash, në fazën e ligës, ku do të marrin pjesë të gjitha ekipet.
Kështu, secilit ekip do t’i garantohen së paku 10 ndeshje të ligës (5 brenda, 5 jashtë), për dallim nga aktualja prej 6 ndeshjeve (3 brenda, 3 jashtë).
TOP 8 skuadrat e ligës do të kualifikohen automatikisht në fazën eliminatore të garës, ndërsa skuadrat prej pozitës 9 deri në 24 do të luajnë playoff për të siguruar një vend në të tetën e finales së garës.
E ngjajshme do të jetë edhe UEFA Europa League (me 8 ndeshje në fazën e ligës) dhe UEFA Europa Conference League (6 ndeshje në fazën e ligës).
Të gjitha këto do të diskutohen në detaje më vonë, me mundësi zgjerimi për garat dhe mënyrën e zhvillimit të ndeshjeve.
Aplikimi do të nis nga sezoni 2024/25.
Në varësi të diskutimeve dhe marrëveshjeve të mëtejshme, këto dy turne mund të zgjerohen me nga 36 skuadra pjesëmarrëse secila. Kualifikimi për në UEFA Champions League do të vazhdojë të jetë i hapur dhe i fituar përmes paraqitjes së një skuadre në garat vendase.
Një nga vendet shtesë do të shkojë për klubin e renditur në vendin e tretë në kampionatin e federatës që pozicionohet e pesta në renditjen e federatave anëtare të UEFA-s. Një tjetër do t’i jepet një kampioni vendas, duke shtuar nga katër në pesë numrin e klubeve që kualifikohen përmes të ashtuquajturës “Rrugës së Kampionëve” (Champions Path).
Dy vendet e fundit do të shkojnë për klubet që kanë pasur koeficientin më të lartë në renditjen e klubeve përgjatë pesë viteve të fundit e që nuk janë kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League, por janë kualifikuar ose në fazën kualifikuese të Champions League, Europa League ose Europa Conference League.