DËSHTOJNË RIVALËT

REUTERS
Uji shkon në mulli të Bayernit
25 January, 2014 @21:05
As Borussia Dortmund e as Bayer Leverkusen nuk kanë arritur të shënojnë fitore dhe të mbajnë hapin me liderin e pakapshëm, Bayern Munchen në Bundesligë sot.
Bayer Leverkusen, që është përcjellësi më i afërt i Bayernit është mposhtur sot nga Freiburgu modest, ku shqiptari Admir Mehmedi ka shënuar gol për ekipin e tij - Freiburg.
‘Aspirinët’ përundër se dy herë kanë qenë në epërsi si mysafir, 0-1 dhe 1-2, në fund kanë parë veten të dalin kokëulur nga stadiumi, derisa Mehmedi me shokë i janë gëzuar fitores.
Edhe nënkampioni aktual i Europës dhe i Gjermanisë, Borussia Dortmund, nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë sot, derisa kanë mbetur pa fitore në duel me Augsburgun.
Ironia më e madhe është se Dortmundin e ka ndalur jugkoreani Dong-Won Ji, që do të luaj vetëm këto gjashtë muaj te Augsburgu, pasi që ka kontratë të nënshkuar me Dortmundin nga qershori i këtij viti, kur do të bëhet lojtari i tyre, pasi që ditë më parë u transferua nga Sunderlandi!
E Bayern, me një ndeshje më pak dhe 10 pikë më shumë është duke marshuar pa kurrëfarë presioni drejt titullit të radhës në Gjermani.
Rezultatet dhe tabela aktuale.