Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA

Rritje rroge për Messin

REUTERS

Rritje rroge për Messin


25 January, 2014 @20:38

E përditshmja madrilene, Marca, ka raportuar sot se kryetari i ri i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do ta finalizojë marrëveshjen e përfolur deri më tani. 

Kështu, Lionel Messi do të përfitojë afro 18 milionë euro në vjet, sikurse Cristiano Ronaldo në Real Madrid. 

Kontrata aktuale e Messit i jep atij përfitime si rrogë vjetore 13 milionë euro, derisa 3 milionë euro tjera janë bonuse. 

Marrëveshja me Messin dhe kryetarin e kaluar të Barcelonës, Sandro Rosell, ka përfunduar gjatë muajti dhjetor, mirëpo ajo nuk është nënshkruar ende, për shkak se prioritet për katalonasit ka qenë vazhdimi i kontratës me Andres Iniestën, gjë që është përfunduar javë më parë.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga