SAGA NEYMAR

REUTERS
86.2 milionë euro!
25 January, 2014 @9:40
Pasi që babai i Neymarit lejoi të paraqiten në publik marrëveshjet e fshehta të tij me Barcelonën, klubi katalonas menjëherë i paraqiti ato në opinion që në fund doli të jetë jo afro 60 milionë euro, por afro 90 milionë euro.
Kalimi i tij prej Santosit në Barcelonë u deklarua si transfer i 57.1 milionë eurove, që tani po hulumtohet në gjykatë për shkak të keqpërdorimit të fondeve nga një anëtar i Barcelonës.
Sandro Rosell, kryetar i deritashëm i Barcelonës dha dorëheqje të enjten. Ai tha se dëshiron që të ruaj imazhin e klubit dhe ai bashkë me familje kanë qenë të kërcënuar.
Pasardhësi i Rosellit, Josep Bartomeu, me marrjen e lejes nga babai i Neymarit i dha drejtorit të klubit Raul Sanllehi të paraqesë komplet transferin.
Kështu, 57.1 milionë euro, prej të cilave 17.1 milionë euro i shkuan Santosit dhe 40 milionë euro kompanisë që mbante të drejtat e Neymarit (në pronësi të prindërve të Neymarit), u paguan më vonë.
E para saj, nënshkrimi i Neymarit dhe premtimi i tij se do të qëndrojë te Barcelona kushtoi 10 milionë euro, si dhe faturat tjera të paguara në drejtim të prindërve çuan shifrën në 86.2 milionë euro totalin e transferit.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se Neymar ka pasur oferta edhe më të mira se Barcelona, mirëpo vetë futbollisti ka dashur që të luaj përkrah Lionel Messit dhe i ka pëlqyer projekti Barcelona, gjë që ka bërë të refuzohen ofertat tjera.
El Mundo Deportivo ka bërë të ditur se Real Madrid i ka ofruar Santorit dhe prindërve të Neymarit 120 milionë euro për transferimin e tij, gjë që nuk e ka pranuar braziliani i ri.