Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN PAOLO

Chievo befason Napolin

REUTERS

Chievo befason Napolin


25 January, 2014 @20:25

Skuadra e Rafa Benitezit, Napoli, ka përjetuar një duel tejet të vështirë ndaj Chievos sot. 

Napolitanët prej minutës së 18-të kanë qenë në disavantazh pas golit të pësuar nga Gennardo Sardo. 

Përkundër se kishin mundësi për të rikthyer rezultatin dhe të marrin fitore, të kaltërit nga San Paolo është dashur që të presin minutën e fundit të takimit për të barazuar dhe për të siguruar një pikë, e për të mos regjistruar humbjen, kur mbrojtësi spanjoll i ardhur këtë stinor, Raul Albiol, ka shënuar për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes. 

Kjo pikë tepër e rëndësishme për Chievon që po tenton të mbijetojë në Serie A, e le Napolin më larg Romës dhe luftës për një vend të sigurtë të Ligë të Kampionëve. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A