CRISTIANO RONALDO

REUTERS
I pandalshëm
25 January, 2014 @20:09
Crstiano i artë, ka qenë i pakapshëm sot për kundërshtarin e radhës të Real Madridit, Granadan.
Portugezi para ndeshjes i ka prezentuar tifozëve të pranishëm Topin e Artë të fituar në fillim të këtij muaji, derisa ka shënuar golin e parë të ekipit të tij (të 22-tin e stinorit) në fitoren prej 2-0.
Golin e dytë të ekipit e ka shënuar françezi Karim Benzema, derisa Real ka kaluar në krye të tabelës së La Ligas pas shumë kohësh.
Kjo ka qenë fitorja e 17-të e stinorit për madrilenët të cilët kanë kapur një super seri të fitoreve dhe nuk po lëshojnë pe drejt titullit në La Liga.
Rezultatet dhe tabela aktuale.