GUINGAMP

REUTERS
Parisi shpëton nga humbja
25 January, 2014 @20:51
Paris St Germain sot për pak sa nuk përjetoi humbjen e dytë në kampionat. Guingamp ka arritur që t’i gëzojë tifozët e vetë kur Mustapha Yatabare, ka shënuar me kokë golin e gjashtë të tij të stinorit në Ligue 1, vetëm 6 minuta pa përfunduar takimi.
Sidoqoftë, për të mos humbur pikë të plota në ndeshje u përkujdes mbrojtësi brazilian i PSG-së, Alex, i cili shënoi pas kornerit tre minuta pa përfunduar takimi.
Guingamp kështu humbi rastin që të shënojë fitoren e parë ndaj parisienëve që nga shkurti i vitit 2003, derisa Paris St Germain në rast të fitores së Monacos në këtë xhiro do t’i ketë vetëm tre pikë larg ndjekësit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.