MYRTO UZUNI

Foto: FSHF
Uzuni thërret tifozët
14 November, 2018 @22:21
Njëri ndër lojtarët e ri të kombëtares së Shqipërisë që pritet të shpërthejë me kohë, Myrto Uzuni, në deklaratën e tij gjatë konferencës për media sot në Durrës ka thënë se kërkon përkrahje të tifozëve për ndeshje ndaj Skocisë.
“Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është te unë por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë. Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë. Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen.Kjo është gjëja më e bukur. I bëj thirrje tifozëve se do të rikthehemi aty ku kemi qenë më parë,” ka thënë Uzuni.
Futbollisti në fjalë mund të jetë startues në përballjen që Shqipërisa e luan ndaj Skocisë në Shkodër, që pritet të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjëve në Ligë të Kombeve.