FEMRAT U19
Vajzat U19 një ditë para ndeshjes ndaj gjermaneve
11 September, 2017 @8:27
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll, ka mbajtur seancën e parë stërvitore dje në Duisburg të Gjermanisë, ku përzgjedhësi Kushtrim Munishi bashkë me shtabin teknik u përqendruan në aspektin tekniko-taktik të lojës në mbrojtje dhe në sulm.
Mjeku i përfaqësueses U19 të vajzave, Milazim Gjocaj, ka bërë të ditur se nga ana fizike dhe shëndetësore të gjitha lojtaret e Kosovës janë të gatshme për lojë.
Kurse trajneri Megzon Visoka ka deklaruar se vajzat do të mundohen që të aplikojnë strategjinë e ushtruar për t’iu kundërvënë bashkmoshatareve gjermane.
“Kemi pasur në stërvitje me theks kryesisht taktik duke ushtruar shumë situata në lojë. E dimë që kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë, por ne do të përgatisim strategjinë tonë në mënyrë që me sukses të i kundërvihemi Kombëtares gjermane,” ka thënë Visoka para ndeshjes së nesërme.
Vajzat U19 janë në një grup me Gjermaninë, Islandën dhe Malin e Zi, në kualifikime për europian. Ndërsa duelin e parë e zhvillojnë ndaj Gjermanisë U19 nesër me fillim në ora 16:00 në Leichtathletikstadion të Duisburgut.