VËLLAZNIMI-VLLAZNIA
Vëllaznimi i sigurt në shtëpi
10 September, 2017 @18:13
Kuqezinjtë e Gjakovës kanë arritur të shënojnë fitoren e dytë me radhë në shtëpi, duke e mposhtur sot Vllazninë e Pozharanit në Gjakovë, 3-0.
Epërsia e gjakovarëve erdhi shpejt kur Egzon Gashi shënoi për 1-0, ndërsa Semir Zeneli shtoi epërsinë para se ekipet të shkojnë në pushim, 2-0.
Në pjesën e dytë zëvendësuesi Paolo Ivani dha golin e parë të tij në fanellën e gjakovarëve prej se erdhi në Superligë, për të vulosur fatin e takimit.
Kjo qe fitorja e dytë e Vëllaznimit në Superligë nga tre ndeshje të zhvilluara, ndërsa pozharanasit janë ende në kërkim të pikës së parë në elitë.