TREPÇA89-DRENICA
Florent Hasani vendos, kampioni fiton
10 September, 2017 @18:18
Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës U21, Florent Hasani ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores në ndeshjen e sotme, ku Trepça’89 shumë më vështirë sesa që mendoi arkëtoi tre pikë të reja në Superligë.
Ekipi i Zekirija Ramadanit kishte raste dhe mundësi, por goli nuk vinte, derisa Drenica ishte shumë afër që të barazojë 7 minuta para fundit të takimit.
Gjithsesi, kahja e takimit ndërroi kur portieri i Drenicës, Flamur Neziri, u ndëshkua me të kuqe, dhe mitrovicasit çuan qetë deri në fund të ndeshjes epërsinë minimale, për të marrë tre pikët e reja këtë stinor.