LAZIO
Valon Berisha më i miri në debutim
23 October, 2018 @22:29
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, është përzgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes Parma-Lazio, ku ekipi i tij fitoi 0-2.
Për Valonin, kjo ka qenë ndeshja e parë me fanellën e Lazios prej se u transferua aty, pasi që deri tash ka vuajtur një lëndim.
Mirëpo, kjo nuk i ka penguar fare Valonit të tregojë veten. Ai u fut në ndeshje në minutën e 57-të të ndeshjes në vend të Lucas Leivas.
Shpëtoi topa, krosoi kornerë dhe fitoi një penallti për ekipin e Simone Inzaghit, që bëri Lazion të shënojë golin e parë në ndeshje dhe në fund të fitojë. (Parma - Lazio 0-2, Immobile 81’P dhe Correa 90’+4).