MONZA
Brocchi bëhet trajner i ekipit të Berlusconit
22 October, 2018 @21:16
Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Milanit, Cristian Brocchi, është emëruar edhe zyrtarisht trajner i ri i ekipit të Monzës në Serie C.
Monza është në pronësi të ish-kryetarit të Milanit, Silvio Berlusconi, ndërsa ekipi është në vend të dhjetë të Serie C-së italiane.
Brocchi 42 vjeç ka filluar karrierën e tij si lojtar te rossonerët, ku ka bërë mbi 100 paraqitje, ndërsa një herë ka veshur edhe fanellën e azzurrëve.
Ai ka debutuar si trajner me ekipin e të rinjve të Milanit në vitin 2014, para se të zëvendësojë Sinisa Mihajlovicin për 7 ndeshjet e fundit të stinorit 2015/16.
Përndryshe, Monza ka shkarkuar Marco Zaffaronin si trajner, para se të emërojë ish-lojtarin e Milanit, Interit, Veronës, Lazios e Fiorentinës.