BLENDI MEMAJ
Memaj pret rikthimin nga lëndimi
22 October, 2018 @9:25
Njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Lirisë, Blendi Memaj, pret me padurim rikthimin e tij në fushën e blertë pas lëndimit të pësuar tashmë e dy muaj.
Futbollisti i rikthyer këtë stinor te bardhezinjtë, ishte lënduar në fazën përgatitore, përkatësisht në ndeshjen miqësore ndaj Llapit.
Ai tashmë është në fazën përfundimtare të rikuperimit, ndërsa i nevojitet afërsisht edhe dhjetë ditë deri sa të shëndoshet plotësisht.
“I kam lënduar ligamentet e gjurit të djathtë dhe për këtë më duhet një kohë prej afërsisht tre muaj për rikuperim, duke përfshirë këtu edhe trajtimet fizike që janë rekomanduar nga mjekët. Tash jam në fazën finale të shërimit dhe besoj se sanimi i problemit do të përfundojë pas diku rreth 10 ditëve,” tha Memaj për faqen zyrtare të Lirisë.