Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Valverde pozitiv me Covid-19

Foto:Google

Valverde pozitiv me Covid-19


21 April, 2021 @20:28

Fede Valverde, ka rezultuar pozitiv me koronavirus sot, njofton Real Madrid në rrjetet sociale. Uruguajani u izolua të dielën për shkak të kontaktit të ngushtë me një person që ishte me Covid-19 dhe në testet e bëra sot doli pozitiv. Ai do të mungojë kundër Cádiz, Betis dhe ndeshjen e parë kundër Chelsea .

Një tjetër pengesë serioze për Zidane, pasi edhe Modric pësoi një lëndim në shpinë këtë të martë në stërvitje. Ai nuk është në Cádiz dhe është në dyshim për ndeshjen me Betis, megjithëse shpreson të arrijë në gjysmëfinale pa probleme.

Ndërkaq Kroos pushoi kundër Getafe dhe gjithashtu nuk do jetë as për ndeshjen e sotme edhe pse me gjermanin nuk ka asnjë njoftim mjekësor.

Valverde është lojtari i nëntë brenda skuadrës së Real Madrid që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas atyre të Mariano, Hazard, Casemiro, Militao, Jovic, Nacho, Varane dhe Ramos.

Pozitiv muaj më parë ishin edhe presidenti i madrilenëve Florentino Pérez dhe trajneri Zinedine Zidane.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga