DORËHEQJA E DUROS
Vëllaznimi e lë Dritën pa trajner
11 February, 2019 @11:33
Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro, është dorëhequr nga detyra e tij, ka bërë të ditur sot llogaria zyrtare e ekipit gjilanas në Facebook.
Duro, që përjetoi eliminimin në çerekfinale të Kupës nga Vëllaznimi dje, duke u mposhtur 1-0 në Gjakovë, ka ofruar dorëheqjen e tij dhe kryesia e klubit e ka miratuar atë.
Mbetet të shihet se kush do të merr drejtimin e Dritës tash, kur skuadra tashmë është larg garës për titull dhe të eliminuar nga Kupa, vështirë se do të mund të llogarisin në garat evropiane stinorin që vjen.