ANALIZAT VERORE
Vera te Tottenham Hotspurs
15 July, 2017 @10:35
Spurs luajnë futbollin më të bukur ndoshta në ishull. Për më tepër kanë edhe njërën nga ekipet më të talentuara jo vetëm në Angli. Duhet kohë, dhe pak shtesa për tu shndërruar në diçka që sjell tituj. Për momentin, fakti që luajnë në Angli i pengon në arritjen e sukseseve. Kalendari i ngjeshur.
Porta
Hugo Lloris është njëri ndër portierët më të mirë në ligë. Nuk ka brenga në këtë repart. Edhe Vorm është i mirë për të zëvendësuar në rast nevoje.
Mbrojtja
Këtu më së shumti probleme shkaktojnë lëndimet. Asnjëri nga belgët nuk është i prirë për të qëndruar i shëndoshë për krejt sezonin. Kur janë në formë, pos në mbrojtje, Vertonghen e Alderweireld kontribuojnë edhe në sulm. Wimmer nuk është i të njëjti nivel, por Dier nuk mbetet mbrapa dyshes. Megjithatë, paqartësia se në çfarë pozite të luaj mund të lëndoj zhvillimin e Dier. Edhe krahët e mbrojtjes për momentin janë të shkëlqyeshëm. Në rast se largohen, ndërrimet duket se veç janë në plan. Ryan Sessegnon i Fulham është talent që do të përshtatej tek Spurs. Edhe Ginter i Dortmund përmendet si zëvendësim për Walker, por edhe Pereira i Portos. Gjermani është më i përshtatshëm për qendërmbrojtës në fakt. Sokratis? Jo!
Mesfusha
Dier si defensiv, bashkë me Wanyaman janë zgjidhje të shkëlqyeshme. Si qendror kanë Moussat – Sissokon dhe Dembelen. Ky i pari më shumë luan edhe në krahë. Në pjesën ofensive të mesfushës kanë Christian Eriksen bashkë me Dele Allin. S’ka nevojë të shkruajmë për ta. Për Harry Winks e Josh Onomoah do të shkruanim, por shumë shpejt do të shihni vet. Nëse gjithçka ecën sipas planit, kuptohet.
Ross Barkley shihet si prurje, për të zgjeruar opsionet, por për paratë që di të kërkoj Everton, nuk ia vlen.
Sulmi
Son ka qenë i mahnitshëm këtë sezon. Por, vetëm kur ka luajtur si krahë sulmi. Si qendërsulmues është humbur. Para të humbura kanë pasur edhe në Janssen. Përmendet një dezertim eventual, qoftë edhe i përkohshëm, në Bundesligë. N’Koudou e Lamela të shëndoshë do të duhej të merrnin përsipër krahët e sulmit. Mund të ketë prurje në këtë pjesë, Suso e Lemar kanë nisur të përmenden së fundmi. Besoj që të dy do të kryenin punë, por kam hezitim për spanjollin.
E në qendër të sulmit nevojitet vetëm shëndeti i Harry Kane. Një rezervë, me nuhatje për gol më shumë se për talent do të ishte mirë të sillej andej. Edhe çifti i Crouch do të kryente punë për mendimin tim!