RIVALI I TREPÇËS'89
Vikingur kryen stërvitjet e para
2 July, 2017 @13:40
Skuadra rivale e Trepçës’89, Vikingur, që ka arritur dje në Kosovë dhe është vendosur në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, sot ka kryer edhe seancën e parë stërvitore para ndeshjes së kthimit ndaj ekipit mitrovicas.
Ekipi i Vikingur pas mëngjesit sot, ka udhëtuar me autobus drejt Obiliqit, për të kryer stërvitjet në “Agron Rama” dhe pas kësaj është kthyer në Prishtinë.
Vikingur ka mposhtur Trepçën’89 në debutimin e kampionit të Kosovës në gara ndërkombëtare, 2-1, ndërsa të marten zhvillohet ndeshja e kthimit në “Adem Jashari” të Mitrovicës.