NË LYON
Aulas konfirmon bisedimet Lacazette-Arsenal
1 July, 2017 @23:00
Kreu i Lyonit, Jean-Michel Aulas, në një prononcim të tijin për RMC ka bërë të ditur se ka pasur bisedime me zyrtarë të Arsenalit për sulmuesin e vlerësuar të ekipit të tij, Alexandre Lacazette.
Mirëpo, Aulas ka bërë të ditur se Arsenal ende nuk ka arritur në shifrën që Lyon kërkon për lirimin e lojtarit, edhepse ky i fundit po kërkon largimin nga ekipi.
Lyon kërkon 55 milionë euro plus bonuse që arrijnë deri në 65 milionë euro në total, për të liruar Lacazettin, ndërsa Arsenal deri tash raportohet të ketë pranuar të paguajë deri në 50 milionë euro për 26 vjeçarin.