GIOVANI

Givani Dos Santos (në të djathtë, me fanellë të Mallorcas)/REUTERS
Villareal përforcohet
9 July, 2013 @23:49
Lojtari i përfaqësueses meksikane, Giovani Dos Santos, i është bashkuar radhëve të skuadrës së promovuar në elitën e futbollit spanjoll, Villareal.
Meksikani 24 vjeçar që në karrierën e tij ka luajtur për skuadra si Tottenham, Barcelona dhe së fundi Mallorca - e cila ra në Segunda Division të Spanjës.
Villareal që pas rënies nga elita spanjolle dy stinorë më parë, arriti të kthehet në La Liga pas vetëm një stinori dëshiron që të kthehet në famën e saj, të fituar brenda dekadës së kaluar, kur ishte ekip i rregullt që përfaqësonte Spanjën në Ligë të Kampionëve.