TSUBASA

Vizatoj duke shikuar Barçën
19 November, 2012 @14:43
Yoichi Takahashi, ideator dhe kreator i serisë televizive të filmit vizatimor “Kapiteni Tsubasa” është duke punuar në Spanjë aktualisht dhe mediat spanjolle nuk e kanë lënë atë të paintervistuar.
-Pse e zgjodhe futbollin si subjekt të vizatimeve të tua?
Y.T.: Shumë më pëlqen sporti. Unë kam luajtur basketboll që është sporti më i popullarizuar në Japoni, mirëpo Kampionati Botëror i vitit 1978 dhe Mario Kempes më njoftuan dhe ia nisa ta adhuroj futbollin.
- Shikoni futbollin europian?
Y.T.: Po dhe më pëlqen. Vizatoj natën. Vizatoj duke i shikuar ndeshjet e Barcelonës.
- Jeni adhurues i… ?
Y.T.: Barçës dhe Sabadellit natyrisht. Camp Nou më pëlqen shumë, atmosfera aty, filozofia e klubit…
- Lojtari më i mirë sipas jush?
Y.T.: Iniesta. Ka qenë shumë emocionues duke e parë atë me fanellën e Tohu-së, karakter nga filmi im vizatimor, para gazetarëve.
Takashi aktualisht është duke punuar në seritë e reja të filmit të tij vizatimor dhe po qëndron në Spanjë. Intervistën me te e ka bërë e përditshmja spanjolle Marca, prej ku edhe e kemi përkthyer.