VJOSA 2-0 ULPIANA

Fotot: KFVjosa/fb
Vjosa e nis me fitore
21 August, 2022 @19:09
Dy golashënuesit më të dalluar të Vjosës në Ligë të Dytë, i kanë dhënë nismë të mbarë ekipit edhe në Ligë të Parë Grupi B.
Ardit Gashi e Përparim Livoreka kanë vulosur ardhjen e Vjosës së drejtuar nga Erdin Hashani në Ligë të Parë me golat e tyre në fitore ndaj Ulpianës sot: Vjosa 2-0 Ulpiana [Ardit Gashi 6’, Përparim Livoreka 77’].
Kujtojmë, Ulpiana ra nga Superliga në stinorin e kaluar dhe këtë stinor merr pjesë në Ligën e Parë B, ndërsa drejtohet nga Emin Bajrami aktualisht.
E bashkë me atmosferën e mirë të krijuar nga tifozëria e klubit dhe shikues tjerë, Vjosa me angazhim të madh arriti te fitorja për t’ia dhënë nismë të mbarë qytetit të Shtimes në Ligë të Parë Grupi B.