LIGA e PARË

Vllaznia me rezultat minimal, ngritet në pozitën e tretë
12 September, 2021 @19:51
Vllaznia e mposhti Flamurtarin me rezultat minimal 1-0, por ishte një fitore e rëndësishme në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë.
Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi me rezultat 0-0, kurse Vllaznia arriti fitoren në pjesën e dytë.
Vllaznia me 4 pikë ngritet në pozitën e tretë në Grupin B, kurse Flamurtari me 1 pikë gjendet në pozitën e tetë aktualisht.
Në xhiron e tretë Vllaznia takohet me Ramiz Sadikun, derisa Flamurtari e pret Vitinë.