MIQËSORE
Vojvoda startues, Torino barazon në miqësore
27 July, 2021 @19:03
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka qenë në 11-shen startuese të trajnerit Ivan Juric në përballje ndaj Al-Fatehut.
Vojvoda ka pasur një pasim tejet të mirë drejt Simone Zazas në pjesë të parë, por ky i fundit nuk arriti të gjejë rrjetën e kundërshtarit për të çuar skuadrën në epërsi.
Në pjesë të dytë, Juric inkuadroi edhe Etrit Berishën në ekip, duke ndërruar krejt skuadrën duke vazhduar me lojtarë rezervë në 3-4-2-1 të tij, ku Vojvoda luajti në mes të fushës në krah.
Në fund, Torino - Al-Fateh 0-0.
XI STARTUESE E TORINO: Milinkovic-Savic; Izzo, Djidji, Buongiorno; Vojvoda, Mandragora, Lukic, Ansaldi; Linetty, Baselli; Zaza.
REZ: Berisha, Gemello, Sava, Lyanco, Segre, Rodriguez, Stojkovic, Millico, Rauti, Verdi, Aina, Warming, Rincon, Celesia.
STARTUESIT NË P2: Berisha; Celesia, Lyanco, Rodriguez; Rauti, Segre, Rincon, Aina; Warming, Verdi; Millico.