HISTORIKE

Xhevdet Shabani në histori të Dritës
11 April, 2021 @22:08
Njëri ndër lojtarët më të mirë të Dritës, Xhevdet Shabani, sot kundër Llapit ka hyrë në histori të skuadrës gjilanase.
Shabani sot e regjistroi paraqitjen e 237 në të gjitha garat për Dritën, në Superligë, Kupë të Kosovës dhe në gara evropiane.
Xhevdet Shabani me dy golat e shënuara sot ndaj Llapit, u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 63 gola.
Ai ka shënuar 47 gola në Superligë, 11 gola në Kupë të Kosovës, 3 gola në Ligën e Kampionëve dhe 2 gola në Europa League.