TOTTENHAM 1-3 MANCHESTER UNITED

Foto: premierleague.com
Përmbysja e madhe e Unitedit, shton telashet e Mous
11 April, 2021 @20:32
Manchester United ka arritur të kthehet në lojë dhe të mposht Tottenham Hotspurin duke e përmbysur epërsinë e vendasve për fitore bindëse në fund, 1-3 [Heung-Min 40 - Fred 57, Cavani 79, Greenëood 90+6].
Spurs nisi ndeshjen duke ditur se fitorja i mban në garë për një vend në Ligë të Kampionëve, por një performancë e pa-ngjyrë në vazhdim të ndeshjes i la ata me një disfatë të shtrenjtë.
Përkundër mos-pranimit të golit nga VAR të një goli të Unitedit, ata gjetën rrugën në pjesë të dytë për të shënuar fitore dhe atë me raste më të mira për të vazhduar ecurinë e mirë në kampionat.
NOTAT E LOJTARËVE:
Tottenham: Lloris 6, Aurier 6, Dier 6, Rodon 6, Reguilon 6, Lo Celso 6, Ndombele 7, Hojbjerg 6, Moura 7, Son 6, Kane 6. REZ: Sissoko 6, Lamela 5, Bale n/a.
Man Utd: Henderson 8, Wan-Bissaka 8, Lindelof 6, Maguire 7, Shaw 8, Pogba 8, Fred 7, McTominay 7, Fernandes 7, Rashford 6, Cavani 8. REZ: Greenwood 8, Matic n/a.