SHQIP në BOTË

Asnjë minutë për Rashanin, Besiktasi përforcon kreun
11 April, 2021 @20:35
Lideri i Superligës Turke, Besiktas, ka mposhtur Erzurumsporin me rezultat 2-4.
Golat e Besiktasit erdhën nga Larin, Ozyakup, Ghezzal e Tore, kurse për Erzurumsporin shënuan Schwechlen dhe Bassan.
Në këtë ndeshje sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani, nuk luajti asnjë minutë për Erzurumsporin.
Besiktasi me 70 pikë gjendet në krye të tabelës, kurse Erzurumspori me 20 pikë gjendet në pozitën e parafundit.