TRANSFERMARKT
Zenelit i rritet vlera, tani kushton 5.5 milionë €
18 January, 2017 @16:17
Futbollistit më të shtrenjtë të përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zenelit, i është rritur vlera edhe më shumë.
Mesfushori ofansiv i Heerenveenit, që deri dje e kishte vlerën 3.5 milionë euro, tani është shtrenjtuar për 2 milionë dhe vlera e tij e re është 5.5 milionë euro, sipas faqes së njohur transfermarkt.com.
Rritje të vlerës ka pasur edhe Bersant Celina, i cili nga 1.5 milionë euro është shtrenjtuar në 2.5 milionë euro.