MAQEDONI
Zyrtarizohen dy largime nga Shkëndija
18 June, 2018 @17:33
Përmes një lajmi të botuar në faqen zyrtare, klubi i Shkëndijës nga Tetova ka njoftuar publikun që Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e klubit.
Kontratat e lojtarëve në fjalë skaduan më 15 qershor, ndërsa me marrëveshje të përbashkët është vendosur që ato të mos zgjaten.
Në shkrimin e botuar, klubi tetovar ka falënderuar ‘Bubën’ dhe Cuculin për shërbimet e ofruara gjatë kohës së kaluar aty.