PODUJEVË
Nuk ndalen përforcimet e Llapit
18 June, 2018 @14:14
Vazhdojnë përforcimet e Llapit!
Skuadra nga Podujeva ka arritur marrëveshje edhe me 5 lojtarë të ndryshëm.
Shend Kelmendi, Albion Osmani, Fatbardh Latifi, Muhamet Hyseni dhe Valmir Veliu janë transferet më të fundit të klubit të Llapit, ndërsa javë më parë në radhët e Llapit janë zyrtarizuar edhe Bledar Hajdini, Fiton Hajdari, Albi Çekiçi, Ardian Hoti, si dhe trajneri Bylbyl Sokoli.
Përveç përforcimeve, klubi nga Podujeva ka vazhduar kontratat edhe me disa nga lojtarët aktual. Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Benjamin Emini dhe Gentrit Begolli do të jenë edhe më tutje pjesë e Llapit, gjë që dëshmon se kjo skuadër pritet të jetë mjaft e fortë sezonin tjetër.