MEDIA TALK
Kritikat e Maradonës për Argjentinën
18 June, 2018 @11:43
Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ka kritikuar selektorin e kombëtares dhe lojën e Argjentinës në përballjen e parë të Botërorit, ku gauchosët barazuan ndaj Islandës debutuese.
“Kam një ndjenjë se ka nervozizëm në zemër të ekipit. Turp, është. Të mos përgatitesh për ndeshje duke ditur se thuajse të gjithë lojtarët rivalë janë së paku 190 centimetra të gjatë,” ka thënë Maradona në deklaratën e tij për televizionin e Venecuelës, shkruan BBC Sport sot.
“Nuk i akuzoj lojtarët. Mund të them fjalë për përqindjen e punës në terren. Por s’mund të them diçka të keqe për lojtarët. As Messit s’ka çka t’i thuhet. Ai dha gjithçka nga vetja. Unë vetë kam dështuar 5 herë nga penalltia dhe ende kam qenë Maradona. Nuk mendoj se humbja e penalltisë u ka kushtuar me humbjen e 2 pikëve,” ka shtuar Maradona.
Argjentina kishte epërsinë ndaj Islandës, që e arriti me golin e Sergio Agueros. Mirëpo, në pjesë të dytë Islanda shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes argjentinase dhe shënoi për të barazuar 1-1. Më pas, Messi nuk arriti të mposht Hannes Halldorssonin në portën e ishullorëve.
Finalistja e Botërorit të kaluar, Argjentina, në përballjen e radhës do të luaj ndaj liderit të Grupit D, Kroacisë.