MEX STORY
Fitorja ndaj Gjermanisë, 6 muaj punë
18 June, 2018 @14:19
Selektori i Meksikës, Juan Carlos Osorio, ka bërë të ditur se ekipi është përgatitur për gjashtë muaj, për të shënuar këtë fitore ndaj Gjermanisë.
Krejt puna, sipas Osorios, ka qenë të ndërrohet mentaliteti i lojtarëve, ashtu që ata të dalin në fushë për të luajtur futbollin që e duan, e jo frika nga humbja.
“Kemi nisur të bëjmë planin para gjashtë muajve. Kemi ndërruar disa gjëra në ndërkohë për shkak të lëndimeve të lojtarëve, por bazike ka qenë përdorimi i lojtarëve të shpejt në krahë,” ka treguar fillimisht selektori i Meksikës.
“Vendosëm që golashënuesi Hirving Lozano të luajë shpesh në krah, pasi që është lojtari më i shpejtë i ekipit. Dolëm në sulme të shpejta, kemi punuar në rastet që ne të shënojmë së pari dhe këtë e arritëm,” ka bërë të ditur kolumbiani 57 vjeç që është në krye të Meksikës.
Meksika, me fitore ndaj Gjermanisë ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në TOP 16 të Kampionatit Botëror.
Në duelin e radhës ata do të ndeshen ndaj Koresë Jugore dhe me një fitore do të mund të sigurojnë kualifikimin tutje.