GRUPI F: SUEDIA - KOREA JUGORE
Edhe Suedia përmes VAR-it
18 June, 2018 @15:51
Si në shumë ndeshje të tjera të këtij Botërorit, edhe në ndeshjen e sotme sistemi VAR doli të ishte vendimtar në epilogun final mes dy skuadrave.
Suedia e mposhti me rezultat minimal 1-0 Korenë Jugore, në një duel që u vendos nga penalltia e shënuar nga Andreas Granqvist në minutën e 65’. Kjo penallti fillimisht nuk u akordua nga gjyqtari kryesor, i cili injoroi kërkeseat e skandinavëve për penallti, mirëpo VAR-i reagoi, duke i bërë të ditur gjyqtarit kryesor se penalltia duhej akorduar, e më pas kjo ‘ndihmë’ bëri që Suedia ta gjejë epërsinë dhe të arkëtojë 3 pikë.
Sa i përket koreanëve, ata nuk e patën as edhe një goditje në portë, edhe pse disa herë tentuan të rrezikojnë përmes kundërsulmeve.
ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018
Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Meksika e mposhti dje Gjermaninë 0-1, duke bërë që kreu momentalisht të ndahet mes saj dhe Suedisë.