DRENICA - TREPÇA '89
2 penallti, 5 gola në duelin Drenica-Trepça ‘89
6 November, 2019 @16:17
Të pranishmit në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, e përjetuan një ndeshje interesante në mes të Drenicës dhe Trepçës ‘89.
Drenica e mposhti Trepçën ‘89 me rezultat 3-2.
Arsen Sykaj e hapi llogarinë e golave në minutën e 19, duke shënuar nga pika e bardh, derisa penallti fitoi edhe skuadra e Trepçës ‘89 në minutën e 30’ që e realizoi Leart Emini.
Në minutën e 52’, Hasan Hyseni i Drenicës, shënoi kundër ish-skuadrës së tij, i cili nuk e festoi gollin, kurse 3 minuta më vonë pas një harkimi në zonë nga gjuajtja e lirë, realizoi Albert Kaqiu për ta barazuar rezultatin për herë të dytë në ndeshje.
E goli i fitores për skuadrën nga Skenderaji erdhi nga Argjend Bardhi. Ai shënoi në minutën e 85’ dhe e vulosi fituesin e ndeshjes.
Drenica për momentin gjendet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, kurse Trepça ‘89 me një pikë më pak është në pozitën e tetë.
Në xhiron e 15, Drenica takohet me Gjilanin, kurse Trepça ‘89 me Ballkanin.