FALCAO

200’000 £ në javë për Falcaon
13 November, 2012 @16:50
Sipas burimeve të gazetës angleze, The Sun, Roberto Mancini ka marrë lejen nga krerët e klubit për të biseduar me agjentin e sulmuesit kolumbian të Atletico Madridit, Radamel Falcao.
Aty thuhet se nëse arrihet shitja e Balotellit deri në janar, atëherë çmimi që do ta bind Atleticon arrin 45 milionë funta. Me këtë, do të thehet rekordi i transferit të klubit kampion të Anglisë, që ka qenë 38 milionë funta – sa paguan ata për Sergio Agueron, që poashtu erdh nga Atletico Madrid në City.
Mancini është takuar me agjentin e Falcaos, Jorge Mendes dhe ka biseduar për rrogën e sulmuesit kolumbian. Ajo do të arrijë shifrën e 200 mijë funtave në javë, nëse arrihet transferi i tij te kampioni aktual i Anglisë.