IZRAELI - SKOCIA
3 nga 3, ‘komplikohet’ grupi i Shqipërisë
11 October, 2018 @22:58
Në ndeshjen e luajtur në kuadër të Grupit C1 të Ligës së Kombeve, grup në të cilin ndodhet edhe Shqipëria, Izraeli sonte ka shënuar fitore ndaj Skocisë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për Skocinë, mirëpo vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta fitojnë duelin me përmbysje.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Ky rezultat bën që të të trija skuadrat e grupit momentalisht të kenë nga 3 pikë pas 2 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa rastin për shkëputje në krye Shqipëria e ka pas 3 ditëve, kur do të luajë si mysafire e Izraelit.