PAS INCIDENTIT
4 tifozë bullgarë arrestohen pas incidentit
16 October, 2019 @11:58
Katër tifozë bullgarë janë arrestuar pas ofendimeve raciste të tyre në përballjen kualifikuese për EURO 2020 ndërmjet Bullgarisë dhe Anglisë, të zhvilluar në Sofje ditë më parë.
Ndeshja ishte ndërprerë disa herë për shkak të fyerjeve të ndryshme të tifozëve, ndërsa dje dha dorëheqje edhe kreu i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mikhailov, për shkak të këtij incidenti.
Sot, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka bërë të ditur se ka arrestuar katër tifozë të implikuar në fyerje, ndërsa është në proces të identifikimit të tjerëve.