Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

15 April, 2022 @12:00

Dy ndeshje nga FA Cup, një nga Bundesliga, një nga La Liga e një nga Serie A.

Kjo është pesëshja e zgjedhur për këtë fundjavë.

1. Manchester City - Liverpool (e shtunë, 16:30)

Përsëritja e super-duelit të fundjavës së kaluar, por kësaj here në gjysmëfinale të FA Cup.

City në lojë për tripletë, Liverpooli në lojë për katërpletë, dhe që të dyja me mundësi reale për t’i arritur qëllimet përkatëse këtë sezon.

Në mesjavë, të dyja i arritën gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ku mund t’i shohim përballë në finale, e këtë fundjavë do t’i shohim në Wembley në gjysmëfinalen e trofeut më të vjetër në histori të futbollit.

Këtë trofe, Liverpooli e ka fituar 7 herë deri tash, kurse City plot 6 herë.

Pritshmëritë përsëri janë të mëdha dhe përsëri nuk besoj se do të na zhgënjejnë. Duhet të jetë një super-ndeshje!

2. Chelsea - Crystal Palace (e diel, 17:30)

Pas paraqitjes fenomenale ndaj Realit në mesjavë, të cilën megjithatë e mbylli me eliminim nga Champions League, Chelsea këtë fundjavë luan në gjysmëfinale të FA Cup, trofe të cilin padyshim se do ta dëshironte ta fitonte.

Vendin e tretë në ligë nuk besoj se do ta lëshojë, dhe nëse arrin ta fitojë edhe këtë trofe, nuk do ishte edhe sezon aq i keq, nëse marrim parasysh të gjitha që ndodhen me këtë klub këtë sezon: lëndimet, problemet (që u menduan se do të eliminoheshin) në fazën sulmuese e së fundi edhe rastin Abramovich.

Në gjysmëfinale të FA Cup Chelsea do të ketë punë me Crystal Palacen e papërshtatshëm, që me Patrice Vieiran po kalon një sezon mjaft të mirë. Kur francezi erdhi në krye të klubit, shumë lojtarë ishin në përfundim të kontratës dhe kishte shumë skepticizëm për punën e tij, por ai po bën një fantastike, madje duke zhvilluar futboll fort të shikueshëm, që mungonte te kjo skuadër për shumë vite.

Prej skuadrave të mbetura në garë, Chelsea e ka fituar Kupën FA më së shumti herë, gjithsej 8 herë, kurse Crystal Palace nuk e ka fituar asnjëherë, ndërkohë që dy herë ka përfunduar në vendin e dytë, pasi që është mposhtur në finale.

Pres një ndeshje të luftuar shumë, por nuk besoj se do të ketë shumë gola.

3. Bayer Leverkusen - RB Leipzig (e diel, 19:30)

Duel mes vendit të tretë dhe të katërt të Gjermanisë, dy skuadrave që po kalojnë formë shumë të mirë në pjesën e dytë të sezonit.

Për momentin i treti është Leverkuseni, e Leipzigu është i katërti me vetëm një pikë më pak. Ky i fundit ka vetëm një humbje në të gjitha garat në vitin 2022, e ajo humbje ka ardhur nga Bayerni në Allianz Arena, pra forma e Lepzigut në pjesën e dytë të sezonit është e jashtëzakonshme.

Përveç mundësisë për ta fituar Europa Ligën, ku tashmë ka arritur në gjysmëfinale, skuadra e drejtuar nga Super Domenico Tedesco në pjesën e mbetur të sezonit do të luftojë për DFB Pokal, ku është në gjysmëfinale, si dhe për vendin e tretë të Bundesligës. Në anën tjetër, Leverkuseni për synim ka rikthimin në Ligë të Kampionëve.

Si zakonisht kur luan Leipzigu, me siguri do të ketë plot gola edhe këtë herë.

 

4. Sevilla - Real Madrid (e diel, 21:00)

U mendua se Sevilla do të mund ta rivalizonte Realin për titull në La Liga, por jo. Andaluzianët po luajnë tejet dobët në pjesën e dytë të sezonit dhe tashmë e kanë humbur edhe vendin e dytë, e nëse vazhdojnë kështu, mund ta rrezikojnë edhe plasmanin në Champions League sezonin tjetër. Sevilla nuk mposhtet lehtë, ka vetëm 3 humbje në ligë - aq sa Reali, por as nuk po fiton dot dhe kjo i ka kushtuar me numër shumë të madh të barazimeve dhe rrjedhimisht largim nga gara për titull.

Të dielën mbrëma Sevilla luan pikërisht ndaj Realit në La Liga. Ky i fundit vjen pas kualifikimit me shumë mund në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e me gjasë në pjesën e mbetur të sezonit do ta ketë mendjen aty, pasi që La Ligën e ka shumë gati ta fitojë.

Gjithsesi, ndeshjet mes Sevillës dhe Realit janë gjithmonë të mira dhe do të jetë edhe kjo.

 

5. Napoli - Roma (e hënë, 19:00)

Siç e kemi parë të bëjë shpesh, duket se Napolin po e shohim përsëri duke lëshuar pikë në ndeshjet vendimtare për titullin kampion.

Fundjavën e kaluar kjo skuadër u mposht nga Fiorentina në shtëpi, për të lëshuar kështu një mundësi të artë për të shfrytëzuar mini-krizat e Interit e Milanit në luftën për titullin kampion.

Gjithsesi, ekipi i Amir Rrahmanit është ende në garë për titull dhe të hënën mbrëma ka një tjetër ndeshje jo të lehtë, luan ndaj Romës së Marash Kumbullës.

Roma ka 3 fitore radhazi në ligë dhe për momentin po luan mirë. Mbrojtja duket më stabile dhe skuadra po di edhe të përmbysë rezultate. Pavarësisht se a e fiton apo jo UEFA Conference Ligën, duket se Romën do ta shohim të drejtuar nga Jose Mourinho edhe sezonin tjetër.

Kjo ndaj Napolit do të jetë ndeshje e mirë për t’u shikuar. Napoli luan vetëm për fitore dhe do të shohim se a do të lëshojë pikë edhe ndaj Romës. Nëse lëshon, ka shumë gjasa që do të përshëndetet me titull edhe sivjet.

 


TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (28)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (28)

11/04/22 @ 11:21

LEVANTE 2-3 BARCELONA

Xhokeri De Jong shpëton Barcelonën

La Liga

Xhokeri De Jong shpëton Barcelonën

11/04/22 @ 00:21

FENERBAHÇE 2-0 GALATASARAY

Fenerbahçe fiton derbin ndaj Galatasarayit

International

Fenerbahçe fiton derbin ndaj Galatasarayit

11/04/22 @ 00:14

KF DRENASI

Ekipi i Ligës së Parë, ndahet me trajnerin

FFK Liga e parë/Transfere

Ekipi i Ligës së Parë, ndahet me trajnerin

10/04/22 @ 19:49

MANCHESTER CITY - LIVERPOOL

Barazim në Manchester, City mbetet në krye

Premier League

Barazim në Manchester, City mbetet në krye

10/04/22 @ 19:25

FORMACIONET STARTUESE

Fenerbahçe-Galatasaray, 11-shet startuese

International

Fenerbahçe-Galatasaray, 11-shet startuese

10/04/22 @ 18:57

VUSHTRRIA 4-1 VITIA

Vushtrria lehtë ndaj Vitisë

FFK Liga e parë

Vushtrria lehtë ndaj Vitisë

10/04/22 @ 18:20

DRITA - FERIZAJ

Drita - Ferizaj, 11-shet startuese

FFK Superliga

Drita - Ferizaj, 11-shet startuese

02/09/24 @ 15:29

NGA KONFERENCA

Shkëlqimi i lojtarëve i jep shpresa Fodës

Liga e Kombeve/Kosova

Shkëlqimi i lojtarëve i jep shpresa Fodës

02/09/24 @ 14:00

ZYRTARIZOHET NDARJA ME DAJËN

Ballkani zyrtarizon largimin e Ilir Dajës

FFK Superliga

Ballkani zyrtarizon largimin e Ilir Dajës

02/09/24 @ 13:48

SULMUES I RI NË EKIP

Llapi zyrtarizoi sulmuesin Almazbekov

FFK Superliga/International/Transfere

Llapi zyrtarizoi sulmuesin Almazbekov

02/09/24 @ 12:12

PRITET ZYRTARIZIMI!

Ilir Daja para prezantimit te Dinamo

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ilir Daja para prezantimit te Dinamo

02/09/24 @ 11:54

FITORJA E PARË E KIKËS

Bunjaku siguron fitoren e parë të Kikës, Flamurtari mbetet pa pikë

FFK Liga e parë

Bunjaku siguron fitoren e parë të Kikës, Flamurtari mbetet pa pikë

02/09/24 @ 11:07

FITORE E SHTIMJANËVE

Vjosa mposhti 2 Korrikun

FFK Liga e parë

Vjosa mposhti 2 Korrikun

02/09/24 @ 11:00

FITORE NË MINUTËN E FUNDIT

Dinamo Ferizaji kokë më kokë me Prishtinën e Re në krye të renditjes

FFK Liga e parë

Dinamo Ferizaji kokë më kokë me Prishtinën e Re në krye të renditjes

02/09/24 @ 10:57

FITORJA E PARË

Mitrovica arrin fitoren historike në Ligë të Parë

FFK Liga e parë

Mitrovica arrin fitoren historike në Ligë të Parë

01/09/24 @ 22:39

EDHE TESTI I RADHËS KALON ME SUKSES

Peja fiton edhe miqësoren e dytë

FBK Superliga/International

Peja fiton edhe miqësoren e dytë

01/09/24 @ 22:23


 
Të gjitha lajmet nga