Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EL CLASICO

A do të lëviz orari!?!

REUTERS/Juan Medina

A do të lëviz orari!?!


8 February, 2013 @10:04

Real Madrid pret që liga spanjolle t’ia miratojë kërkesën për lëvizjen e orarit të ndeshjes El Clasico me Barcelonën, për shkak të ndeshjes së kthimit me Manchester Unitedin në Old Trafford në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Real Madrid dhe Barcelona takohen natën e 2 marsit në Santiago Bernabeu, në El Clasicon e La Ligas, ndërsa madrilenët kanë kërkuar që ndeshja të tërhiqet për në ora 16:00 të po asaj dite, pasi që lëvizja e datës për 1 mars, është refuzuar më parë nga drejtuesit e ligës. 

Nga kjo lëvizje, Reali do të fitonte disa orë shtesë për relaksim para ndeshjes me Manchester Unitedin në Old Trafford që luhet me 5 mars në ora 20:45. 

Kjo kërkesë e Real Madridit, nuk dihet a do të  miratohet pasi që përveç ligës spanjolle, fjala më së shumti i ecë këtu kompanive që i kanë të drejtat e transmetimit televiziv të kësaj ndeshjeje. 


 
Të gjitha lajmet nga