Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në Bundesliga

Afati i tetorit në Bundesliga


Shkruan: LUAN MORINA

13 October, 2017 @20:05

Evropa po lodh edhe gjermanët. Hoffenheim pos që po dështon nëpër Evropë, po humb distancë edhe në Bundesligë. Nuk mbetet larg tjerëve, por BVB ka lëvizur pak më shumë para.

hoffenheim wagner

HOFFENHEIM

Dermibayin e kanë të lënduar, ngjashëm edhe Bicakcicin – dy emrat që duhet të marrin përgjegjësitë më të mëdha me largimin e Sules edhe Rodes. Wagner ndeshjeve të fundit ka nisur të agjëroj paksa, edhe pse ka shënuar në fillim të sezonit. Nordtveit më shumë po luan në qendër të mbrojtjes, derisa Gnabry është kthyer aty ku e ka vendin – në hije.

KOLN & HERTHA

Askënd më shumë se Kolnin nuk e ka goditur Evropa. Largimi i Modestes vërtetë ka qenë humbje e madhe, ama jo edhe kaq e rëndë. Kanë pak lëndime, por as këto nuk janë arsyetim. Vetëm dy gola në Bundesligë dhe një Evropë janë për turp. Hertha ka mungesë në sulm për shkak të lëndimeve, por Ibisevici nuk është zgjidhje për sulm.

hertha

Barazimi me Bayernin do të duhej të ishte një shtytje para, por kjo është Bundesliga dhe është e pamundur të ndash ekipet në grupe ashtu si mund të ndash 6shen në Angli, e 3shen në Spanjë.

SCHALKE & LEVERKUSEN

Schalke këtë vit po shihet sa ka pasur nevojë për një trajner të duhur e jo një Weinzerl. Janë më mirë, shumë më mirë se vitin e kaluar. Kanë talentin aty derisa Harit e McKennie po impresionojnë këtë fillim sezoni. Nuk janë të shkëlqyeshëm, por janë goxha të mirë për momentin.

bayer leverkusen

Debutim fantastik ka pasur Alario për Leverkusenin, por farmaceutët as pas largimit të Schmidt nuk po gjejnë një formë të mirë. Janë ekip i ri edhe me gjasë Herrlich nuk është mentori i duhur, ose së paku nuk ka gjetur formën për të udhëhequr Bayerin deri tani.

GLADBACH

Borussia e Monchengladbachut është stabilizuar së fundmi paksa, derisa Zakaria po ka një formë të shkëlqyeshme. Ginter ka qenë prurje e mençur, derisa përkundër lëndimeve, ndryshimet e pakta në formacion po duket se do të nisin të shpaguajnë veten. Ndërkohë Thorgan Hazard duket se po ngjitet në pozitën e liderit.

hazard

LEIPZIG

Në Evropë suksesi ka munguar edhe për Leipzigun. Nuk ka goditur ata aq shumë në Bundesligë, por mendoj që rotacionet e tepërta në formacion si frikë për lodhjen që do tu sjell Evropa ka prekur rezultatet e tyre.

leipzig

Keita nuk po është në formë konstante, Forsberg s’po mund të jap maksimumin që jemi mësuar ta shohim, e edhe Werner nuk po ka mjaft ndihmë në sulm me Poulsenin që mezi ka gjetur portën këtë sezon. Augustin ka arritur të shënoj më shumë, por edhe i është besuar më shumë minutazhë.

DORTMUND

Për mësysh po del të jetë Peter Bosz. Holandezi ka vuajtur vetëm dy herë në ligë këtë sezon dhe atë të dy herët kanë qenë në udhëtim kundër Freiburg dhe Augsburgut. Ndeshjet tjera kanë qenë fitore bindëse përkundër gati gjysmës së 11shes së parë të lënduar. Schmelzer, Guerreiro, Durm, Schurrle, Rode e Reus nuk kanë zhvilluar asnjë minutë (përjashto të parin që ka vetëm 31 minuta lojë në javën e tretë).

bosz

Zagadou e Toljan janë përshtatur në ekip në krahun e majtë. Weigl pas lëndimit ka zëvendësuar Sahinin në mesfushë, derisa Dahoud po gjen mjaft minuta pas transferimit këtë verë. Ata që po impresionojnë më së shumti janë Pulisic dhe Phillipp. Yarmolenko nuk besoj që ka arritur ende maksimumin, derisa Isaku e Sancho do të presin me gjasë largimin e Aubameyangut për të marr primatin.

BAYERN

Largimi i Ancelottit nuk është pasojë e rezultateve sa është pasojë e hierarkisë së futbollistëve veteran tek Bayerni. Ka pasur shumë rotacione, por suksesi ka munguar pasi që lojtarët nuk kanë dashur të kenë sukses. Më mirë s’do të mund të bënte askush tjetër, por të shohim çfarë do të bëj Heynckes.

heynckes

Bundesliga nuk po dëshpëron as këtë vit. Bile veçse është më mirë me largimin e Bayernit nga froni. Lëndimet do ta lodhin Dortmundin dhe mund të pësojnë rënie kur të rrezikojnë Evropën.

augsburg

Kthjellja e Augsburgut këtë sezon është ndër befasitë më të mëdha, bashkë me ngjitjen e shpejtë të Hannoverit. Besoj që të dyja, edhe Hannover edhe Stuttgart kanë mjaft potencial për të mbijetuar. Bremeni është kthyer në vjeshtën e kaluar, por zor të ketë edhe një rast për të mbijetuar në pranverë. Me gjasë Koln janë të destinuar për Bundesliga 2, e kush do të jetë ekipi i dytë mbetet të shihet. Për momentin, Bundesliga është për merak.


KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në Eredivise

International/Analiza

Afati i tetorit në Eredivise

13/10/17 @ 19:00

KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në Ligue 1

La Liga/Analiza

Afati i tetorit në Ligue 1

13/10/17 @ 13:59

KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në La Liga

La Liga

Afati i tetorit në La Liga

13/10/17 @ 08:35

TEUTA-PARTIZANI

Sukaj njofton Iulianon me fitore

FSHF Kategoria Superiore

Sukaj njofton Iulianon me fitore

12/10/17 @ 22:06

SKENDERBEU-LAÇI

Jashanica dhe Shehi, sjellin fitoren e radhës për Skënderbeun

FSHF Kategoria Superiore

Jashanica dhe Shehi, sjellin fitoren e radhës për Skënderbeun

12/10/17 @ 21:57

UEFA FUTSAL MAIN ROUND

Liburni debuton me fitore në Main Round

Futsall Superliga/International

Liburni debuton me fitore në Main Round

12/10/17 @ 19:26

HIGHLANDERS

Strachan lë Skocinë

Russia 2018/International

Strachan lë Skocinë

12/10/17 @ 18:36

MIQËSORE

FFK zyrtarizon miqësoren Kosova - Letonia

Kosova

FFK zyrtarizon miqësoren Kosova - Letonia

12/10/17 @ 18:04

KOMISIONI

Munishi e Myrta prej Vëllaznimit, si dhe Flamurtari, në disiplinore

FFK Superliga

Munishi e Myrta prej Vëllaznimit, si dhe Flamurtari, në disiplinore

12/10/17 @ 15:37

VENDIMI I KOMESARIT

Ballkani e fiton ndeshjen ndaj Rahovecit në tavolinë

FFK Liga e parë

Ballkani e fiton ndeshjen ndaj Rahovecit në tavolinë

12/10/17 @ 15:17

STAR OF THE GAMEWEEK 2

Mevlan Zeka (Suhareka) - Ylli i javës (2)

FFK Superliga

Mevlan Zeka (Suhareka) - Ylli i javës (2)

20/08/24 @ 13:40

SULMUES I RI NË EKIP

Abdeen Temitope Abdul - sulmues i ri i Ferizajit

FFK Superliga/International/Transfere

Abdeen Temitope Abdul - sulmues i ri i Ferizajit

20/08/24 @ 11:53

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (2)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (2)

19/08/24 @ 19:36

GJILANI - BALLKANI

Barazim në Gjilan, ndahen pikët

FFK Superliga

Barazim në Gjilan, ndahen pikët

19/08/24 @ 19:11

11-SHET

Formacionet zyrtare: Gjilani - Ballkani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Gjilani - Ballkani

19/08/24 @ 16:09

RIKTHEHET NË GJAKOVË

Arbër Sinani, ritkhehet te Vëllaznimi

FBK Superliga/Transfere

Arbër Sinani, ritkhehet te Vëllaznimi

19/08/24 @ 12:25

NË PRIZREN

John Walker III - qendra e re KB Prizrenit

FBK Superliga/International/Transfere

John Walker III - qendra e re KB Prizrenit

19/08/24 @ 12:07

DEKLARATA E SULMUESIT TË KOSOVËS

Vedat Muriqi tregon ndjenjat pas golit ndaj Real Madridit

La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Vedat Muriqi tregon ndjenjat pas golit ndaj Real Madridit

19/08/24 @ 00:36

DY ASISTIME NGA KRAHU I KOSOVËS

Milot Rashica me dy asistime në fitore, Besiktasi lider në Turqi

International/Sportistë shqiptarë në botë

Milot Rashica me dy asistime në fitore, Besiktasi lider në Turqi

19/08/24 @ 00:20

SUPER MURIQI, NIS MBARË STINORIN

Vedat Muriqi me gol dhe lojtar i ndeshjes, për ta ndalë Real Madridin

La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Vedat Muriqi me gol dhe lojtar i ndeshjes, për ta ndalë Real Madridin

18/08/24 @ 23:36


 
Të gjitha lajmet nga